Lëkë Dukagjini është figura e dytë arbërore e shekullit të XV-të pas Skënderbeut, që u mundua dhe e vazhdoi luftën edhe pas vdekjes së Heroit Kombëtar. Për studjuesit, ai me përmbledhjen e pjeserishme të “Kanunit”, gjykohet si një figurë ë plotësuar e Arbërisë Mesjëtarë, që ka luftuar për identitet, duhet thënë se, deri më sot, nuk mjaftojnë dokumentet për të treguar fytyrën ë vërtëtë të Lëkë Dukagjinit[1].
Lekë Dukagjini thuhet se ka lindur në Velekincë-Gjilanit në vitin 1410.
Velekinca gjendët në rrethinen e Gjilanit, Kosovë. Fshati shtrihet në jug-lindje të Kosovës në rrugën për Preshevë, rreth 4 kilometra larg qendrës së qytetit të Gjilanit.
Në krahasim me Velekincën qyteti i Gjilanit si vendbanim është formuar shumë vonë dhe përmendet rreth shekullit XVIII dhe atë me emrin e lumit Morava, lum i cili rrjedhë nëpër Velekincë. Sipas gojëdhënave të ruajtur në popull thuhet se Velekinca ka qene qytet dhe se i takon fisit bytyq. Sundimi i egër e mizorë turke dhe serb në trojet shqiptare ka bërë që shumë vendbanime të vjetra në tërë Kosovën të zhduken dhe t`i humbin gjurmët iliro- dardano-shqiptare, po ashtu këtë fate ka pasur edhe vendbanimi i Velekincës.
Në mungesë te fakteve dhe dëshmive të sakta ka sjelle paqartësi rreth emrit Velekinca. Emri Velekinca në gjuhën shqipe nuk ka kuptim të caktuar , po nëse e zbërthejmë emrin VeLEKinca, duke ia hek prapashtesën turke –inca , e fitojmë fjalën Ve + Lek, bazës se fjalës ia shtoje kësaj fjale ia shtojmë shkronjat –nd dhe e përfitojmë fjalën Vend Lek e që në trajtën e shquar bënë Vendi i Lekës.
Nëse i marrim të gjitha këto parasysh e bazohemi në toponimin Kodra Lekës, si dhe në rrënjën kryesore të fjalës Lek, mund të supozohet se prejardhja e fjalës Velekinca është Vendi i Lekës. Se për cilin Lek bëhet fjalë mund te vërtetohet vetëm nëse arkeologët dhe shkencëtaret hulumtojnë në këtë drejtim.
Nuk jam i sigurt se cili Lek ka jetuar ne Velekincë Leka i madh Lek Dukagjini apo ndonje Lek tjetër, por unë shumë i sigurt se një hulumtim i hollësishëm do të pasqyronte shumë gjëra.
Tutje Leka ishte bashkëkohës i Skënderbeut. Babai i tij Pal Dukagjini, vdiq në vitin 1446. Me qendër në Lezhë, Principata e Dukagjinëve, përfshinte Zadrimën, zonat në veri dhe verilindje të Shkodres, që sot janë të mbytyra nga uji i Drinit dhë shtrihej me nje kryeqendër të dytë, me qytetin e Ulpianës (Lipjani i sotëm), dhe zotërimet ishin deri afër Prizrenit. Lëkë Dukagjini kishtë marrë një kulturë të gjithanshmë, që në atë kohë i shkonte për shtat frymës humanistë të Rilindjës evropiane dhe ne qytete të tilla si në Venecia, Raguza apo Shkodër. Dukë iu kthyër kohës së tij, kontakti i parë më Skenderbeun, ka qënë në Lidhjën ë Lezhës më 1444.
Lëkë Dukagjini ishte princi më i fuqishëm shqiptar pas Skenderbeut Pas këtij viti, venecianët pushuan së përfoluri Lekë Dukagjinin, thotë Tonin Çobani, në një nga studimet e tij, kushtuar Dukagjinit të Ri, por duhet thënë së kronikanët e kohës kanë shkruar për disa prej bëmave të Lekë Dukagjinit përkrah Skënderbeut, deri në vdekjën e heroit (1468) dhe më pas në krye të trupave shqiptarë, përkrah forcave veneciane, derisa Sinjoria nënshkroi paqen me Portën e Lartë (1479). Pas kësaj, historianët heshtin. Gojëdhëna na bën me dije se Lekë Dukagjini e vazhdoi rezistencën në krye të trimave të principatës së tij derisa ishtë gjallë.
Pas betejës së Kosovës (1389), filloi depërtimi turk në Ballkan. Peja deri më 1462, qeverisej nga Leka III Dukagjini i cili ishte lesak i sulltanit dhe kishte marrë pjesë edhe në betejën e Kosovës të pushtuar në kohën e Sulltan Mehmetit II, me 26.IX.1462 me ç’rast u formua “Sanxhaku i Dukagjinit”.
Lëkë Dukagjini gjeti strehim në thellësi të maleve të principatës së tij, ku ndërtoi saraje e kështjella së bashku më banorët e lirë të atyre anëve, të cilët kryezotin e tyrë të derës së Dukagjinëvë me gruan e tij, Teodorën e Muzakajve të Beratit dhe të gjithë oborrtarët që i shkonin pas, i rrëthuan me mikpritjë e respekt, duke u referuar dokumentave të kohës, ishin po këta malësorë të Principatës së Dukagjinëvë, të njohur për trimëritë e tyre, që jo vetëm e ndihmuan për të ngritur fortesat e tij, por edhe të siguronte kuotën e ushtarëve, që duhej të shërbenin nën flamurin e Lidhjes së shqiptarëve. Por, në këtë kohë është dukur edhe madhështia e Lekës. Ai, duke iu përgjigjur besimit të ushtarëve të tij, u siguroi ushtarëve të tij mbrojtje dha kur vdiq Skënderbeu edhe lirinë e tyre, brenda organizimit fisnor. Të cilën, në kushtet e krijuara, e institucionalizoi me riorganizimin e pleqësive mbi bazë fshati e krahinë.
Gjatë kësaj periudhë (1458-1481), kur ai udhëhiqte te gjitha kuvendet dhe pleqësitë e malësorëve, u be nje permbledhj e Kanunit mijravjeqare te vjeter, që u trashëgua brez pas brezi, si praktikë gjykimi dhe përmes fjalëve të urta, të formuluara apo të rithëna prej tij, rast pas rasti, si sentenca juridikë. Duhet thënë se për shekuj me rradhë, Kanuni mbeti i pashkruar dhë vetëm do të vintë koha e Shtjefën Gjeçovit, që filloi të grumbullonte, atë që populli e kishte plazmuar në mendjën e tij, për mileniume me rradhë. Në ditët tona, lavdia e tij e prekshmë, mund të ndjehët nga rrënojat ë Shurdhahut, afër Vaut të Dejës, ish rësidënca ë tij; ndërsa ajo ligjvënëse, mund të shijohët nga vepra e tij monumentale “Kanuni” mbledhur nga At Shtjefën Gjeçovi, në fillim të shekullit të kaluar.
Kronologjia e jetes se tij
Shek.VII Permenden per here te pare “Dukagjinet e Arberise”. Disa mendojne se mbiemri Dukagjin rrjedh nga emri i fshatit Dukagjin, diku ne kufirin e rrethinave te Pukes me Mirditen, afer fshatit Dardhe, ku kane qene te vendosur fillimisht te paret e Principates se Dukagjineve.
1202-4 Dukagjinet pushtuan Zadrimen dhe u shtrine shume shpejt ne Shqiperine e veriut me kryeqender Lezhen. Disa mendojne se ne kete kohe Dukagjinet u shfaqen ne trojet arberore te ardhur nga Franca si kryqtare dhe se mbiemri Dukagjin u formua nga perngjitja e titullit Duke me emrin Gjin ose Duka i Gjinit, qe do te thoshte Djali i Gjinit.
1356 Kur osmanet shkelin per here te pare ne Ballkan, Principata e Dukagjineve eshte zgjeruar ne Shqiperine veri-lindore dhe ka nje qender te dyte ne Fand, krahine e Mirdites se sotme. Disa mendojne se aso kohe Principata e Dukagjineve perfaqesohej me dy dege.
1389 Beteja e Fushekosoves. Thyhet nga osmanet koalicioni ballkanas, ne te cilin bente pjese edhe Principata e Dukagjineve, sadoqe nder burime nuk permenden.
1393 Dukagjinet ua dorezojne qytetin e Lezhes venedikasve, qe te mos binte nen sundimin e osmaneve, duke ruajtur te drejten e nje te tretes se te ardhurave.
1406 Princi Pal Dukagjini (1384-1446), i permendur per urtesi, vihet ne krye te Principates se Dukagjineve me kryeqender Ulpianen (qytet i themeluar prej tij), ku mbreteron se bashku me te vellane Nikolle Dukagjinin, i shquar per trimeri.
1410 Lind ne Ulpiana princi trashegimtar i Pal Dukagjinit, Leke Dukagjini, formimi kulturor i te cilit mendohet te jete bere ne qendra te zhvilluara te kohes, si Shkodra, Raguza, Venecia. Leka ka pasur edhe nje vella, Palin, me zgjuarsi te jashtezakonshme, por te verber; nje moter, Roza, me bukuri te rralle e shume krenare dhe, ndoshta, nje tjeter me emrin Maria, qe do te behet gruaja e Gjon Muzakes se Beratit.
1432 Pal Dukagjini me te vellane, Nikollen, mbeshtesin se bashku me Topiajt Aranit Komnenin, vjehrrin e ardhshem te Skenderbeut, ne kryengritjen e tij te suksesshme kunder forcave osmane. Motra e Aranit Komnenit ka qene gruaja e Pal Dukagjinit, e ema e Lekes.
1444 Pal dhe Nikolle Dukagjini jane pjesemarres te Beselidhjes se Skenderbeut ne Lezhe. Ata mbeshtesin Lidhjen me 5 000 ushtare nga 15 000 qe kishte gjithsej Skenderbeu. Pali shoqeron Skenderbeun ne Kruje.
1444 Beteja e Torvjollit ku marrin pjese edhe trupat e Principates se Dukagjineve nen komanden e Tanush Topise. Pali, se bashku me princer te tjere, do te prese ne Kruje Skenderbeun per ta pershendetur per fitoren.
1445 Ne dasmen e Mamices, se motres se Skenderbeut ne Muzakine, shfaqet per here te pare princi Leke Dukagjini. Dueli i tij me Leke Zakarine per doren e princeshes se bukur Jerina Dushmani.
1446 Vdes Pal Dukagjini. Vendin e tij ne krye te Principates se Dukagjineve e ze i biri, Leke Dukagjini.
1447 Vriten ne pusi Leke Zakaria se bashku me Bozhdar Cernovicin dhe per kete perflitet Leke Dukagjini.
1447 Nikolle Dukagjini, i nxitur nga njerezit e Skenderbeut, pushton perkohesisht Shatin, nderkohe qe Dejen e kane marre venedikasit. Skenderbeu i shpall lufte Venedikut.
1447 Leke Dukagjini martohet me Teodoren, motren me te vogel te Gjon Muzakes se Beratit. Nuk paten femije. Dukagjinet qe do te permenden pas Leke Dukagjinit ne Itali apo ne sherbim te Perandorise Osmane, rrjedhin nga familje te adaptuara prej Pal Dukagjinit ose prej Lekes.
1447-8 Skenderbeu rrethon Dejen, Shkodren dhe Durresin, qytete ne zoterim te venedikasve. Perkrah Skenderbeut eshte Nikolle Dukagjini.
1448 Paqja e Skendebeut me Venedikasit. Leke Dukagjini nuk merr pjese.
1451 Martesa e Skenderbeut. Leke Dukagjini nuk merr pjese.
1451-2 Komploti i Krrabes kunder Skenderbeut. Perflitet Leke Dukagjini.
1452 Pajtimi i pare i Leke Dukagjinit me Skenderbeun ne Durres.
1454 Breksamus, diplomat i Leke Dukagjinit, perfaqeson Skenderbeun te mbreti i Napolit. Pensioni 300 dukatesh per Leken prej mbretit Alfons.
1458 Bie Prizreni, qendra me e zhvilluar tregtare e kulturore e Principates se Dukagjineve, nderkohe qe kryeqyteti, Ulpiana, duhet menduar i shkaterruar nga themelet para Prizrenit.
1458 Leke Dukagjini pushton keshtjellen e Shatit qe ishte ne zoterim te venedikasve. Skenderbeu nderhyn me trupat e tij dhe ua kthen venedikasve.
1458-81 Leke Dukagjini nderton disa keshtjella ne thellesi te trojeve te principates se vet, forcon pushtetin vendor te malesoreve, shtetas te tij, qe jetonin brez pas brezi ne gjendje te lire dhe institucionalizon permes praktikave gjyqesore nje sistem juridiko-popullor, qe do te trashegohet permes fjaleve te urta te thena nga ai, si nje veper fondamentale e kultures humaniste shqiptare. Kjo veper, e ruajtur ne nje shqipe kaq te bukur, qe u mblodh nga Shtjefen Gjecovi ne kapercyellin e shek.XIX-XX eshte Kanuni i Leke Dukagjinit.
1461 Perflitet Leke Dukagjini se u eshte drejtuar turqve per aleance. Papa Piu II e kercenon me ckisherim.
1463 Papa Piu II nderhyn per pajtimin e Leke Dukagjinit me Skenderbeun.
1463 Pajtimi i dyte me Skenderbeun. Leka bashkohet me Lidhjen e Skenderbeut, Venedikun dhe Ivan Cernovicin e Malit te Zi.
1465 Ne betejen e Sfetigradit, Leke Dukagjini shpeton prej vdekjes Skenderbeun.
1466 Leka dhe Nikel Moneta komandojne 13 mije forca shqiptare perkrah Skenderbeut kunder Ballaban Pashes.
1468 Ne Shkoder thyhen trupat osmane prej ushtrise shqiptare pa pjesemarrjen e Skenderbeut. Mendohet se kjo fitore eshte arritur nen drejtimin e Leke Dukagjinit.
1468 Vdes Skenderbeu. Leke Dukagjini eshte nder kryetrimat shqiptare qe iu ndodh prane deri ne castet e fundit te jetes.
1477 Leka ne mbrojtje te Krujes, ku duhet te kete mbetur i plagosur, pasi u perfol se mbeti i vrare.
1479 Venecianet nenshkruajne pushtimin e Shqiperise prej turqve, por Leke Dukagjini vazhdon rezistencen keshtjellave, qe kishte ngritur thellesive te maleve te principates se tij.
1481 Leke Dukagjini permendet per here te fundit ne dokumentet e kohes, duke kaluar nga Raguza per ne principaten e tij.
1481 Mendohet vdekja e Leke Dukagjinit, pinjolli me i fundit i Principates se Dukagjineve. Asnje dokument nuk flet per vendvarrimin e tij. Gojedhena thote se iku duke bekuar lirine e viseve shqiptare dhe duke mallkuar roberimin e tyre, derisa te zotet te kthehen ne trojet e veta
Mevlan Shanaj një shënjim i spikatur vlerash përfaqësimi dhe mbrojtjeje të kinematografisë shqiptare
Share on Nga Albert Vataj Ai nuk ishte dhe nuk është më i miri nga të gjithë ata që shkruan…