Nga Vasel Gilaj
Nju Jork
Me ne fund e pas shume vitesh perpjekjeje edhe mbar shqiptare, e posacerishte nga presioni i cdo malsori kudo ku ata ndodhen. E ketu e kemi fjalen per shqiptaret malsore qe jetojne ne teritorin shtetrore te Malit te Zi edhe pse troje shqiptare te pushtuara dhe te okupuara, e konkretishte per ata te Tuzit me rrethin. Ku tri partit shqiptare qe e ushtrojne aktivitetin e tyre politik ne kete Komune tani me te drejta te plota. Duke rifituar statusin qe e kane patur deri ne vitin 1957. E mese shumti per faktin se tani Tuzin e qeverisin partit malazezo – boshnjake nepermjet ishe shqiptareve qe nuk u ka mbetur azgje e tille pervec se din gjuhen shqipe. E qe mund te quhen vetem shqipfoles.Nje muaj para zhvillimit te zgjedhjeve vendore kane arritur nje marrveshje te perbashket parazgjedhore, zgjedhje te cilat do te zhvillohen me 3 mars 2019.
Duke e shpallur bashkimin me slloganin Malsia na Bashkon,drejtuesit ose kryetaret e te cilave jane. Nik Gjeloshaj kryetar i Alternatives Shqiptare ose ASH, Nikoll Camaj kryetar i Lidhjes Demokratike te Shqiptareve ose LDSH, dhe Fadil Kajoshaj kryetar i Unionit Demokratik te Shqiptareve ose UDSH. Per ndryshe Nik Gjeloshaj Deputet ne Parlamentin e Malit te Zi, Nikoll Camaj profesor ne gjimnazin e Tuzit dhe Kajoshaj kryetar i kuvendit komunal te Tuzit ose i keshillit te komunes sic e quajme ne ne Shqiperi. Pasi ndryshe nga Shqiperia ne Malin e Zi kryetarin e komunes e zgjedhin keshilltaret e dale nga forcat politike qe i kane propozuare.
Po c’ka kan per te bashkuar tri partit shqiptare te Tuzit, dhe cila eshte gjendja aktuale ne kete komune me 15.000 banor dhe me 11.000 zgjedhes ne listat zgjedhore, ku votojne rreth 7.000 zgjedhes per shkak te emigracionit e posacerishte te shqiptareve. Te cileve shteti i Malit te Zi ua njef dy fetyresin, por jo dy shtetesin, e qe do te thote se ne votim mund te marrin pjes vetem, ata qe disponojne pasaporte malazeze. Sipas zgjedhjeve me te fundit te zhvilluara ne Tuz gjoja si te parakoheshme te cilat me se shumti u ben per te testuar elektoratin. E qe jane mbajtur ne Nentor te vitit 2017. Rezulton se nga 32 keshilltar qe e perbejn kete komune 15 prej tyre i takojne partise se Millo Gjukanovic ose DPS, 7 mandate ka ASH e Gjeloshajt, 3 mandate Boshnjaket, 3 mandate LDSH e Camajt, 2 mandate UDSH e Kajoshajt dhe nga nje mandat Demokratet dhe Socialdemokratet. E ajo qe duhet ven ne dukje eshte fakti se pothuajse qe te gjithe keshilltaret pavarsishte nga partit qe perfaqesojne jane shqiptare. Bazuar ne numrin e votave te marra rezultati eshte ky. Partia e Gjukanovic ka ne Tuz 2894 vota ndekohe qe tri Partit Shqiptare te marra se bashku kan 2348 vota te marra sic e tham ne Nentor te vitit 2017.
Ose 546 vota me pak se DPS. te ciles po ti shtohen edhe 717 votat e Boshnjakeve edhe ato jo pak shqiptare me te cilet DPS eshe ne koalicion ata mberrin ne 3611 vota, edhe pas largimit te Kajoshajt nga koalicioni i tyre, se paku per nje muaj pasi nje koalicion i tille shqiptaresh, qe bere edhe ne 2017 e biles ne Tirane por qe prishur pa ardhur ne Tuz. Partia e te cilit ka 443 vota Gjeloshaj 1341 vota dhe Camaj 546 vota. Rezultat qe do te thote se edhe pas formimit te ketij koalicioni tri partive shqiptare u duhen se paku edhe 1263 vota per mberritur, te DPS dhe Boshnjaket. E nese se bashku me shqiptaret bashkohen edhe votat e Demokrateve dhe Socialdemokrateve e qe jene 713 vota e kjo ndoshta edhe ndoll, at’here tri partive shqiptare e koalicionit te tyre u duhen perseri edhe 550 vota me shume se sa kan tani se paku per nje ndjonje balotazh.Serish per keto lloj bashkimesh do te jet e veshtir edhe perballe makineris shteterore malazeze por,te shpresojme tek ajo qe vdes e fundit e qe i thon shpres.Ne keto kushte shqiptareve u duhen edhe 1500 vota me shume ose edhe 5 keshilltar, te tjer per te mberritur ne 17 te tille. Pasi aktualishte koalicioni i tyre parazgjedhor ka 12 keshilltar dhe 2348 vota.Ne nje kohe kure optimizmi te shqiptaret duket shume i madhe sipas shifrave gjendja ne terren eshte krejesisht ndryshe. Dhe e gjithe kjo per shkak te asimilimit dhe te konvertimit te malsoreve ne malazez e boshnjak e tjer, duke nderruar fe e atdhe. E ku tani ligjin ne Tuz nuk e bejn me shqiptaret por shqipfolesit. Dhe kurrsesi nuk mund te ndollin ndryshe, sepse nga 30.000 shqiptar qe jetojne aktualishte ne Malin e Zi, nga te cilet 22.000 jane te besimit mysliman dhe 8.000 te atij katolik, vetem 8000 prej tyre, pra nga 30.000 shqiptar qe kan mbetur ne Malin e Zi kane pranuar qe ne dokumentin e tyre te identifikimit te pranojne kombesin Shqiptare. E ku fakti me domethenes se ceshtja shqiptare ne malin e zi pothuajse ka marr funde, eshte ekzistenca e shqipfolesit Loro Ndrekiq kryetar i komunes se Ulqinin, perfaqesues i partise malazeze DPS e shqipfolesit tjeter ne Tuz sic eshte ishe malsori Abedin Abazoviq kryetar ne kete komun. Qenia e Sajmir Bajraktareviq kryetar ne komunen e Gucis nje tjeter Shqipfoles e tjer. Pasi per komuna te tjera si ne Rrozhaj, Tivar e tjer as qe behet fjal me per shqiptar. Deshiroj tu them Malsoreve te Tuzit se sa u takon shoqatave Malsia te Nju Jorkut dhe Miciganit mos pritni hajr, se pavarsisht c’ka shkruajn ne Facebook, ata ketu thon se nuk kemi c’te bejme se ata te gjithe njedhoj jane. Ne keto kushte dhe rrethena pavaresisht optimizmit elektoral, une personalisht shoh ne Tuz humbjen e rradhes dhe pse jo edhe te betejes perfundimtare, per te cilen malazezet kane 150 vite qe punojne. Kur se paku, shqiptareve per te mundur shqipfolesit u duhen edhe 1500 vota te tjera! Fitorja ka dy mundesi, ose leshimin e drejtimit te komunes se Tuzit nga Millo Gjukanovic ose shkuarja per te votuar ne Tuz e 1500 malsoreve qe disponojne pasaport malazeze ashtu sic kane shkuar per te festuar ne Podgorice kur Mali i Zi eshte shpallur shtete, qe gjithsesi jo i tyre. Bane zot enderr kete qe une po shkruaj sepse me duket e pa mundur qe vetem per 30 dite 1500 shqipfoles te kthehen perseri ne shqiptar.