Dode Kaçaj, malsori qe mbi te gjitha mbeti njeri

Share on

Njerez, kam nje faj: Ju kam dashur!Keshtu shkruan, poeti Dode Kaçaj ne librin e tij. “Qielli i Syrit” te botuar ne vitin 1998, pikerishte ate vit kur Doda yne sic e ka cilesuar i madhi Sali Mani, ka nderruar jet.Dode Kaçaj, u lind ne Bajze – Malsi e Madhe me 2 prill te vitit 1947. Arsimin fillor e kreu ne fshatin e lindjes, ndersa te mesmin ne gjimnazin e Koplikut.Ne vitin 1971 kryen studimet e larta ne degen gjuhe – letersi ne Institutin e Larte Pedagogjik te Shkodres. Pasi mbaron studimet e larta i perkushtohet arsimit.Punon me ndershmeri e pasion si mesues, ne fillim ne Bratosh te Kastratit Malsi e Madhe e pastaj per arsye biigrafie cohet ne Shosh te Dukagjinit per 12 vjet rresht, ku si gjithnje punon me ndergjegje te larte kombetare dhe per shkollimin e femijeve, por edhe duke lene atje rinine e tij.Te cilen ja si e kujtonAh, te isha ne Palaj, ne lagjen PilotajTe ai varr ku me kane varrosur rinine. Nje tufe lule vetes t’ia vija te koka Te shoh femijet heshtas kur vine!… Tetor 1990 Ne kohen e studimeve dallohet si krijues i lindur madje, nder me te shquarit e brezit te vet, por pothuajse e ka te mbyllur rrugen e botimeve, aq sa vetem ne vitin 1985 arrin te botoje librin e pare poetik “Kenge maje – krahi”. Libri u mirprit dhe u vleresua me konsiderata jo vetem nga lexuesit, por edhe nga kritika. Gjate gjithe jetes dha nje ndihme te madhe ne hartimin e teksteve te mrekullueshme per ruajtjen dhe ripertritjen e kenges lahutare dhe shkodrane, duke qene njekohesisht inspirues pa paragjykime i talenteve te reja.Ne periudhen transformimeve demokratike paraprin dhe vihet ne balle te levizjes per liri e demokraci ne Malsi te Madhe e ne Shkoder. Ma hiqni sysh ate zhele flamuriMe ate sorre te balsamosur ne mes!Te fal gjithe boten per nje buke gruri,Te ngopem njeher pastaj le te vdes! 1987Dy here radhazi zgjidhet deputet i ne Kuvendin Popullor, dhe konkretisht ne vitet 1991 – 1992.Edhe ne vitet e fundit te jetes, edhe pse i renduar nga semundja dhe angazhimet qytetare mbeti poet e mbi te gjitha njeri.Vdes pas nje semundje te gjate e pa sherim ne vitin 1998. Mall i largetAh, ky malli sec me mbyte,Mall per miq e mall per shoke.Vjen nje qen, me ze per fytiDhe me plas pa fryme per toke.Ah, ky malli im pa emer,Ze e qaj porsi nje gjysh.Vjen nje djall me ze ne zemerDhe ma ndan zemren ne dysh.Ah, ky malli im i cmendur,Ze e qaj porsi femi.Vjen nje ujk, o , duke rendur,Dhe me can me dashuri. Vieraxhoi, 1997Sa balte…..Sa balte, sa balte ne rruget tona,Sa balte, sa balte ne rrudhat tona,Sa balte, sa balte ne indet tona, Ne bindjet tona.Zot me fal nje pale flatra,Te ngrihem pak mbi baltra! 1997Pergatiti, per “Zani i Malsise”, Vasel Gilaj