Katër shtete arabe kanë ndërprerë lidhjet diplomatike me Katarin për shkak të pretendimeve se financon grupet terroriste islamike.
Bahreini, Egjipti, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan se kanë tërhequr stafet e tyre diplomatike nga Katari, një vend që në vitin 2022 do të organizojë Kampionatin Botëror të Futbollit. Arabia Saudite tha gjithashtu se trupat e Katarit do të tërhiqen nga lufta në Jemen.
Qeveria e Katarit deri tani nuk i është përgjigjur ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike me 4 shtetet e mësipërme, ndërkohë që më parë ka mohuar financimin e grupeve ekstremiste.
Arabia Saudite planifikon edhe që të mbyllë kufirin e saj tokësor me Katarin, ndërkohë që edhe shtetet e tjera do ë minimizojnë transportin ajror dhe detar me atë shtet.