Quhet Erika Bitanji dhe është nga Shkodra. Prej disa kohësh talenti i saj ka nisur të marrë udhë në një prej skenave dhe konkureseve më të mëdha ndërkombëtare, siç është ai i “Idol 2017” në shtetin e Suedisë. Erika, e cila rrjedh nga një familje talentësh në qytetin e Shkodrës në audicionet e para të konkursit muzikor mori pjesë me këngën “Chandelier” të Sia-s. Dhe duket se ka qenë pikërisht kjo këngë që ika sjellë fat asaj, pasi që në shkëlqimin e audicioneve, shkodrania magjepsi jurinë dhe ka arritur të kalojë me sukses edhe në fazat e tjera. Mesa duket suksesi në botën e muzikës është i garantuar për Erikën, pasi Zoti i ka dhënë një vokal të jashtëzakonshëm. Sfida e radhës për të do të jetë të premten në orën 20:00, ku edhe do të vendoset nëse do jetë pjesë e finales së madhe. Nuk na mbetet gjë tjetër, veçse t’i urojmë suksese Erikës në përballjen me pesë konkurrentë të tjerë, të cilët sikurse shkodrania pretendojnë çmimin e madh të “Idol 2017” në Suedi.
Alfred Mirashi Milot, shqiptari i magjisë krijuese vjen triumfues në Napoli me “Key of Unity” në “Artis Suavitas 2022”
Albert Vataj Artisti shqiptar, Alfred Mirashi Milot, vjen triumfues këtë fundqershor në Napoli me “Key of Unity”, çelësin e përdredhuar…