Impresario nga ekspozita vetjake e piktores Merita Myderrizi Maloku

Share on

PIKTORE E PEIZAZHEVE NGA NËNQIELLI KOSOVAR

Kohë më parë në Galerinë e qytetit të Pejës u hap ekspozita e piktores Merita Myderizzi Maloku, ekspozitë kjo që organizohet nga Drejtori i posagjedhur i Galerisë së qytetit të Pejës Prof. Turhan Bajraktarit. Konceptin ideor te programit të galerisë, menaxheri i institucionit e rifillon punën e tij të mandatit katërvjecar pikërisht me ketë ekspozitë  ku sipas dinamikës së programit do vijojnë ekspozitat vijuese: personale, kolektive të karakterit kombëtar dhe atyre ndërkombëtare të  konceptuara në bazë të dinamikës të programit vjetor të galerisë.

Ekspozita

Mbresa nga ekspozita e piktores Merita Myderrizi Maloku, e cila kohë më parë në Galerinë e Arteve të qytetit të Pejës hapi ekspozitën e parë në vendlindjen e saj, në qytetin piktoresk, në qytetin ku “lindën” institucionet kryesore të kulturës si ato të arteve pamore dhe arteve skenike. Pra, në Pejë ku nismat e para të pikturës artistët e të tri brezave i morren nga Shkolla e Mesme e Arteve duke filluar nga Profesori i saj Akademiku Muslim Mulliqi, Tahir Emra, Xhevdet Xhafa, Rexhep Ferri e qindra artist të tjerë të brezave të ndryshme.

Merita Myderrizi Maloku në ekspozitën e saj para artdashësve Pejan prezantohet kryesisht me peizazhe si dhe me natyra të qeta. Pra, këto vepra janë realizuar gjatë periudhave të ndryshme kohore e deri tek punimet e fundit. Si një tërësi ekspozita pasqyron punën e  artistes e cila si duket me përkushtim të madh qenka qasur artit, në vijimësi nga periudhat e hershme të rrugëtimit të saj drejtë krijimtarisw figurative, por, pa një pompozitet në shpërfaqje, prezantim para audiencës.Autorja e ekspozitës me opusin e veprave mbi 50 tablo të ekspozuara në ambientet e galerisë shpalos tërë krijimtarinë e saj krijuese si piktore pleneriste, postimpresioniste, ekspresive dhe ekspresivo abstrakte.

Në shumë kompozime të peizazheve pleneriste dhe tablove tjera të  ekspozuara, autorja theksin kryesor të realizimit të veprave artistike kryesisht e drejton përmes implementimit të dritës natyrale e cila në të  shumtën e kompozimeve fokusohet si pjesë përbërëse e tërësisë strukturale e kompozicionale. Piktorja Merita Myderrizi qysh në fëmijëri të hershme ka treguar interesim të madh ndaj artit, ku edhe sot në mënyrë aktive i qaset  ketij vokacioni artistik. Edhepse gjatë periudhave të ndryshme kohore ajo i  është qasur zhanreve të ndryshme artistike e që në vijimësi gjatë rrugëtimit artistik i tërë opusin krijuës e mbarshtron përmes realizimit të veprave nga fusha e peizazhit. Në këtë aspekt e tërë ekspozita personale e Merita Myderrizi Malokut spikatë dhe dëshmon vlerat e njëmendta artistike e kompozicionale duke filluar nga peizazhet e deri tek trajtimi i figurave të nduarnduarta si: “Peizazh, 2002”, “Peizazhet 2010”, ”Natyrat e qeta”, “Peizazhet me motive Dukagjini”, “Peizazh 2021”, “Peizazh 2022”, si dhe në  shumë kompozime të tjera.

Peizazhet kryesisht janë punuar në kohë të ndryshme stinore dhe çdo njëra e shpreh mënyrën e qasjes dhe të disponimit të artistës, por gjithnjë duke mpleksur shpirtin dhe veçantinë si në aspektin koloristik poashtu edhe përmbajtësor. Andaj, piktorja orvatet që gjithnjë të implementojë koloritin intensiv me primesa ekspresive, intensive në  tablotë  e saja sidomos  nga ato të natyrës me theks të vecantë të peizazheve pleneriste, ku vie në shprehje dufi i brendshëm postimpresiv dhe ekspresovo-abstrakt të shpërfaqur me një kolorit të çiltër gjithnjë duke spikatë hapësirën përkatësisht thellësin kompozicionale ku përmes valereve, dritës natyrale dhe strukturës koloristike i përfiton planet hapësinore. Gjithashtu duhet theksuar edhe një karakteristikë tjetër që mund të vërrehet në këto tablo të peizazheve, veçanërisht në ato kompozime ku trajtohen imazhet e ndryshme të natyrës gjatë katër stinëve vjetore. Ku autorja është më inventiv në shpërfaqje të elementeve figurative e përmbajtësore.

U lind në vitin 1961 në Pejë. Diplomoi në Prishtinë në  Akademinë e Arteve në Degën e pikturës në klasën e doajenit dhe maestros Akademik Muslim Mulliqi. Është pjemarrëse në ekspozitat kolektive të organizuara si në  Prishtinë poashtu edhe në qendrat tjera dhe jashta Kosovës. Poashtu në kohë  të fundit është pjesmarrëse në shumë Koloni dhe manifestime tjera artistike.