Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz dhe presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan i bënë thirrje Rusisë për një armëpushim të menjëhershëm

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz dhe presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan kërkuan bashkarisht armëpushim në luftën ruse në Ukrainë. “Ne jemi të dy, presidenti Erdogan dhe unë, tërësisht në unanimitet në dënimin e ndërhyrjes së dhunshme të Rusisë në Ukrainë”, tha Scholz gjatë vizitës së parë që po zhvillon në pozitën e kancelarit në Turqi. Gjithashtu duhet që menjëherë të krijohen korridore të sigurta për civilët. Erdogan theksoi: “Ne do të vazhdojmë pandërprerje përpjekjet për një armëpushim të qendrueshëm.” Jemi të një mendimi, se duhet të vazhdojnë përpjekjet diplomatike.

Scholz dhe Erdogan së bashku iu adresuan me një apel presidentit rus Vladimir Putin: “Reflektoni”. Scholz tha: “Me çdo ditë që kalon, me çdo bombë Rusia largohet gjithnjë e më shumë nga rrethi i bashkësisë ndërkombëtare, që krijojmë ne së bashku.” Sovraniteti dhe integriteti territorial i Ukrainës janë të padiskutueshëm. Me Turqinë si partnere e NATO-s ne do të bashkëpunojmë  ngushtë në konflikt, theksoi Scholz.

Turqia e konsideron veten si ndërmjetësuese në konfliktin e Ukrainës. Ky vend i NATO-s ka marrëdhënie të ngushta me Kievin dhe Moskën. Të enjten ministrat e Jashtëm të Ukrainës dhe Rusisë, Dmytro Kuleba dhe Sergej Lavrov, u takuan për herë të parë që nga fillimi i luftës në Antlja. Bisedimet u mbyllën pa rezultate konkrete.

Türkei Ankara | Bundeskanzler Olaf Scholz und Recep Tayyip Erdogan

Zelenskyj do të bisedojë direkt me Putinin

“Delegacioni ynë ka një mandat të qartë – të bëjë gjithçka për të mundësuar një takim të presidentëve”, deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyj në një fjalim në video publikuar mëngjesin e së hënës (14.03). Eshtë një takim të cilin e presin të gjithë. Rruga për realizimin e tij është e vështirë, por e domosdoshme, për të marrë garanci me efekt. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov të dielën (13.03) nuk e përjashtoi një takim direkt mes kreut rus të shtetit dhe Zelenskyjt. Megjithatë duhet ta kuptojmë, se cili duhet të jetë rezultati i këtij takimi dhe çfarë do të bisedohet.

Në takimin e fundit përfaqësuesit e dy delegacioneve të Ukrainës dhe Rusisë i vlerësuan bisedimet me një optimizëm të përmbajtur. Të dyja palët, sikurse shprehen, “në ditët e ardhëshme mund të bien dakord për pozicione të përbashkëta” dhe të nënshkruajnë dokumentat përkatëse, tha politikani rus Leonid Sluzki. Këshilltari i presidentit ukrainas, Mychajlo Podoljak, gjithashtu parashikon “në pak ditë rezultate”.

Shkatërrime në Kiev

Ndërkaq kryeqyteti Kiev vazhdon të jetë nën sulmet e artilerisë. Gjatë sulmeve ruse ndaj zonave të ndryshme të qytetit, sipas të dhënave të administratës lokale janë vrarë dy vetë. Shkëmbime të ashpra luftimesh, sipas të dhënave të mbrojtes civile ukrainase, ka pasur në veri dhe në lindje të metropolit. Njerëzit mund të largohen tani nga Kievi vetëm përmes rrugëve që çojnë drejt jugut.