Nga Aurenc Bebja, Francë

“Një kërcënim shqiptar
Korrespondenca shqiptare shkruan se në Shkodër krerët e fiseve Hoti, Gruda, Kelmendi, Kastrati dhe Shkreli kanë shkuar në grup pranë admiralit anglez Burney dhe i kanë thënë fjalët e mëposhtme :
“Fiset e Malësisë nuk e njohin kufirin e vendosur nga konferenca e ambasadorëve dhe nëse fuqitë e mëdha refuzojnë të dëgjojnë ankesat e paraqitura nga shqiptarët në memorandumin e tyre mbi kufirin e ri, lufta midis Malësorëve dhe Malit të Zi bëhet e pashmangshme.”
Deklarata të njëj
ta janë bërë në drejtim të konsujve të Austro-Hungarisë dhe Italisë.
Admirali anglez (Cecil Burney) dhe konsujt u përgjigjën se do t’i transmetonin këto deklarata qeverive të tyre.” /Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania