Në moshën 80 vjeçare është nga jeta ditën e djeshme Prof. Dr. Kolec Topalli, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
“Sot, më 24 Maj 2018, pas një sëmundjeje të rëndë, u nda nga jeta në moshën 80 vjeçare Prof. Dr. Kolec Topalli, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, “Mësues i Popullit”, studiues i gjuhës, veprimtar publik dhe drejtues e funksionar në institucione të larta shkencore dhe zyrtare”, njoftoi Akademia e Shkencave, duke i shprehur ngushëllimet më të thella familjes, komunitetit akademik, miqve dhe kolegëve brenda dhe jashtë vendit. Edhe gazeta Koha Jonë i shpreh ngushëllimet familjes për ndarjen nga jeta të akademikut.
Kolec Topalli ka qenë anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, “Mësues i Popullit”, studiues i gjuhës, veprimtar publik dhe drejtues e funksionar në institucione të larta shkencore dhe zyrtare.
Punën shkencore e ka nisur në fillim të viteve ’70-të, duke u përqendruar në fushën e historisë së gjuhës shqipe. Ka dhënë leksione dhe ka mbajtur konferenca shkencore për historinë e gjuhës shqipe në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi, si dhe në disa universitete e qendra shkencore jashtë vendit (Kozencë, Romë, Lecce, Palermo, Bari, Napoli, Mynhen, San-Peterburg, Detroit, Bukuresht, Zagreb, Glaskow, Krakov, Riga etj.). Ka botuar artikuj shkencorë në disa revista të huaja (Gjermani, Itali, Rumani, Bullgari, Rusi, Kroaci etj.); ka referuar në shumë simpoziume e seminare ndërkombëtare dhe është anëtar i redaksive të disa revistave. Për 15 vjet radhazi (1994-2009) ka dhënë leksionet e Fonetikës historike në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Tiranës. Për kontributin e tij në fushën e arsimit, në vitin 1993 është nderuar me titullin e lartë “Mësues i Popullit” dhe për meritat në fushën e shkencës, në vitin 1994 ka marrë titullin shkencor “Drejtues kërkimesh” (“Profesor”).
Anëtar i Akademisë së Shkencave, prof. dr. Kolec Topalli u zgjodh në korrik të vitit 2008, ndërsa në vitin 2010 u zgjodh rektor i shkollës së lartë “Gjon Buzuku” Shkodër; në vitin 2012 anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Vepra “Fonetika historike e gjuhës shqipe” është nderuar me çmimet “Ekselenca Shqiptare 2007” dhe “Çmimi i Albanologjisë 2008”. Më 2011 ka botuar veprën “Gramatikë historike e gjuhës shqipe” dhe është shpallur fitues i çmimit të Akademisë KULT 2012 për librin studimor më të mirë të vitit. Ka përfunduar veprën “Fjalor etimologjik i gjuhës shqipe” që do të botohej në vitin 2015, kurorëzim i punës 45 vjeçare të tij në fushën e albanologjisë. Homazhet në nderim të personalitetit të akademikut Kolec Topalli do të mbahen në Akademinë e Shkencave sot, më datë 25 Maj 2018, nga ora 10.00-11.00, ndërsa ceremonia e përcjelljes do të zhvillohet në qytetin e Shkodrës.
Kolec Topalli është autor i shumë veprave të rëndësishme studimore mbi gjuhën shqipe, monografi, përmbledhje studimesh dhe vepra kolektive. Ndër to përmendim vepra thelbësore si “Theksi në gjuhën shqipe” (1995), “Për historinë e hundorësisë së zanoreve në gjuhën shqipe” (1996), “Zhvillimi historik i diftongjeve të shqipes”(1998), “Shndërrime historike në sistemin zanor të gjuhës shqipe” (2000), “Fonetika historike e gjuhës shqipe” (2007), “Sonantet e gjuhës shqipe” (2001), “Mbylltoret e gjuhës shqipe” (2002), “Fërkimoret e afrikatet e gjuhës shqipe” (2003), “Dukuritë fonetike të sistemin bashtingëllor të gjuhës shqipe” (2004), “Bazat e fonetikës historike të gjuhës shqipe” (2005), Shoqëria “Bashkimi” (1899), Shoqëria “Agimi” (1901)”, “Shekulli i Komisisë Letrare Shqipe në Shkodër, : (1916-1918) : 100 vjet të rrugëtimit të saj” të autorit Tomor Osmani; etj..
Për kontributin e tij në fushën e arsimit, në vitin 1993 është nderuar me titullin e lartë “Mësues i Popullit” dhe për meritat në fushën e shkencës, në vitin 1994 ka marrë titullin shkencor “Drejtues kërkimesh” (Profesor).
Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, si një homazh kushtuar akademikut dhe gjuhëtarit Kolec Topalli, çeli një ekspozitë përkujtimore me veprat dhe studimet e tij, si një vëmendje e veçantë kushtuar kontributit dhe personalitetit të tij të jashtëzakonshëm shkencor.
Malsori, Alfred Mirashi- Miloti, mbërrin në Napoli me skulpturën monumentale, “Çelësi i të sotmes”
Share on Nga Albert Vataj Starton një udhë krijimi, hapat e të cilës maten me rrahje zemre edhe pse vepra…