Lulzim Basha mbledh grupin: Nuk do të ketë asnjë ndarje pushteti, PD opozitë e fortë

Share on

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur pasditen e sotme grupin parlamentar për herë të parë pas zgjedhjeve të përgjithshme dhe rizgjedhjes së tij në postin e kryetarit të PD. Në fjalën e tij Basha e bëri të qartë se PD është opozitë dhe do të bëjë opozitën deri kur shqiptarët t’i besojnë asaj qeverisjen e vendit, ndërsa përgënjeshtroi kategorisht çdo aludim për ndarje të pushtetit apo përfshirje të PD në qeverinë Rama.

Duke e cilësuar momentin një kohë kritike poker vendin ku do të përcaktohet nëse Shqipëria do ti rikthehet integrimit apo do të zhytet sërish në krimin e organizuar të mbështetur politikisht, Basha u zotua se Partia demokratike do të reformojë sistemin politik në vend duke nisur nga reformimi dehe modernizimi i vetë PD.

“Me veprimet e saj kjo qeveri po izolon vendin. Na takon neve t’u ofrojmë shqiptarëve alternativën e lirisë dhe demokracisë. Do të modernizojnë PD dhe do të paraprijmë reformimin e sistemit politik në vend, duke filluar nga sistemi zgjedhor. Do të jemi shembull i thjeshtësisë dhe përgjegjshmërisë ndaj vendi. Do të denoncojmë dhe protestojmë kundër keqqeverisejs dhe korrupsionit dhe mbi të gjitha do të jemi alternativa e njerëzve. Shqiptarët e thjeshtë janë të braktisur nga elita politike”, tha Basha.