Malsoret ne Amerike/ Jeta ime me atdhetarin Gjergj Kalaj

Share on


Njohja ime me Gjergjin ndodhi ne vitin 1969, kur per arsye ekonomike si dhe poziten e veshtire te shqiptarve ne ish – Jugosllavi, bashke me familjen e axhes e nje moter timen ikem nga vendlindja dhe kaluam ne Itali. Isha vetem 17 vjec kur na vendosen ne kampin e refugjateve “Capua Casetra” ne Napoli. Gjergji ishte 20 – vjecar kish mberritur atje qe ne janar te po atij viti.
Ai dallonte nga te tjeret. Ishte shume simpatik, i dashur, i gjindshem dhe i muhabetit. U pame, u pelqyem dhe, sic ndodhte asokohe, Gjergji me kerkoi ne familje e u shpall fejesa. Gjate kohes qe qenderuam ne kamp, sigurisht qe shiheshim e flisnim, por gjithnje ne prani te te tjereve, sic e donin zakonet tona.
Ne tetor te v. 1969 Gjergjit i doli viza e emegrimit per ne ShBA, kurse mua mu desh te prisja deri ne shkurt te v. 1971. Ne janar te v. 1972 u martuam dhe nisem keshtu jeten e perbashket ne qytetin e Nju Jorkut. Gjergji ate kohe punonte si dormen, kurse une fillova pune si punonjese pastrimi zyrash dhe, ne turnin tjeter, si shitese ne nje dyqan rrobash per femije.
Shqiptaret qe vinin atehere ne Amerike, nuk e kishin te lehte te gjenin menjehere pune e te rregulloheshin me dokumenta. Gjergji, ashtu sic ishte zemermadh e i ndjeshem ndaj njerezve ne nevoje, filloi t’u vinte ne ndihme bahkatdhetarve dhe kete e bente pa kurrfar shperblimi.
Shpejt kuptova se ai kish lindur vetem per te ndihmuar te tjeret.
Nuk vonoi shume dhe ai u hapi shqiptarve nevojtare edhe deren e shtepise, ku une nisa te prisja e te percillja me dhjetra sish.
Fillimisht nuk e kisha te lehte, pasi kjo gje kerkonte angazhim te madh fizik e shpirtrore, nderkohe qe une vija ne shtepi e drobitur pas nje dite shume te lodhshme. Aq me teper qe Gjergji per disa vite nuk punoi dhe une isha e vetmja qe siguroja te atdhurat e familjes (Gjergji iu rikthye punes vetem ne vitin 1985, fillimisht si shofer limuzine; e me pas si supervizor per 14 vjet ne nje kompani pastrimi, ku punsoi me dhjetra shqiptare; dhe ne fund si pronar i nje agjensie udhtimesh “Albania tours & travel”.
Nuk kaloi shume kohe dhe une fillova te mesohesha me natyren e Gjergjit e me menyren e tij te jeteses. Vecanarishte per pritjen qe u bente Shqiptareve e ne vecanti Malsoreve te Malsise se Madhe.
Une me Gjergjin nuk patem femije dhe natyrisht qe kete ne fillim nuk do ta perjetoja mire. Me kalimin e kohes u mesova me kte fakt si dhe me idene qe Gjergji kishte qene fati im i parashkruar ne kete jete. Ne te vertete, gjerat qe na lidhnin ishin shume me teper sesa ato qe na ndanin. Na lidhte sidomos alturizmi dhe humanizmi, deshira e forte per te ndihmuar njerzit ne hall e vedhtiresi, por mbi te gjitha na lidhte dashuria per vendlindjen dhe atdheun ame, Shqiperine.
Te dy bashke iu kushtuam idealit kombetar dhe kete e shprehnim, vec te tjerave, me pjesmarrjen aktive ne levizjen patriotike te komunitetit shqiptar ne SHBA. Per vite me radhe qe te dy, po vecanarishte Gjergji, aktivizoheshim ne manifestimet dhe aksionet politike ne mbrojtje te kauzes se Kosoves. Ai merrte pjese ne protestat qe zhvilloheshin ne Nju Jork e Uashington, sic qene ato para selise se OKB – se apo, me raste, kur lypsej te protestohej kunder politikes serbe, sidomos ne perkrahje te luftes clirimtare qe zhvillohej ne Kosove. Kontributi i Gjergjit ishte i pranishem edhe ne fushata te herpashershme per te ndihmuar materialishte kauzen e lirise se Kosoves. Ne kte kuader, Gjergji dhe une ishim antare aktive te Klubit “Jusuf Gervalla”, qe zhvillonte nje veprimtari te gjere patriotike mes shqiptarve te Amerikes.
Te paharrueshme do te mbeten vizitat e tij ne vitin 1980, ne Shqiperi, prej nga kthehej optimist dhe plot pershtypje te thella. Nje fat te tille e pata dhe une, kur me ftuan te merrja pjese ne Kongresin e Grave te Shqiperise, prej nga pershendeta me fjale zemre te gjitha grate e Atdheut tim.
Vizitat tona ne Shqiperi, ne vendlindje dhe Kosove do te vazhdonin dhe pas viteve 1990, prej te cilave do te ktheheshim plot kujtime e deshira, plot miqesira e njohje te reja, te cilat na e pasuronin jeten. Por erdhi nje dite qe shendeti i Gjergjit nisi te dobesohej aq sa zuri shtratin. Lengimi i tij, natyrisht me ulje – ngritje, do te vijonte per gati tre vite, deri sa dha shpirt me 11 mars te vitit 2016. Vdekja na ndau fizikisht, por jo shpirterishte jo. Nuk kam per ti harruar sa te jem gjalle ato fjale zemre qe u thane per Gjergj Kalajn gjate ceremonise se varrimit ne Grude te Malsise, vecanarishte per djalin dhe vellain e tyre patriot dhe atdhetar. Pas percjedhjes se Gjergjit, i jam kthyer jetes dhe punes ne Nju Jork, por vazhdoj te jetoj e te krenohem me kujtimin e tij e te puneve qe ai beri per shqiptaret e shqiptarine. Po ta riktheja kohen mbrapsht, besoj se do te beja pak a shume po ato qe kam bere me Gjergjin dhe per Gjergji…, keshtu e pershkruan jeten e saj bashkshortore me Gjergj Kalajn e Grudes, bija e Hotit, fisnikja e Malsise Gjyste Kalaj.
“Zani i Malsise”