Sipas burimeve historike, te premten me 11/24 mars 1911 filloi Kryengritja e Malsise se Madhe. Ndodhi incidenti i pare, perkatesisht nje shkembim zjarri ndermjet nje grupi kryengritesish nga Hoti dhe Kelmendi dhe ushtrise (kordonave) osmane ne Rapshe te Hotit.
Te nesermen konflikti u perhap si flaka. Kelmendi dhe Hoti vrane dy dhe plagosen po dy kordone (kufitar) turq. Ne ate kulle (karakoll) ishin 26 kufitare turq, prej te cileve 4 ushtare kaluan ne radhet e kryengritesve. Me siguri eshte fjala per shqiptare qe kishin sherbyer ne ushtrine osmane. Gjithashtu, ne burimet shqiptare theksohet se Kryengritja filloi me 24 mars 1911. Ne mberemje te po asaj date, nje grup kryengritesish, 18 sish, prej te cileve 7 me arme dhe 11 te paarmatosur, sulmuan karakollin e ushtrise osmane ne Rapshe te Hotit dhe me kte rast, rrembyen 33 pushke te tipit “mauzerr” me 4000 fisheke. Udheheqesi i ketij grupit te kryengritesve ishte Kole Marash Vata, i cili grupin e sistemoi duke kombinuar ata me arme dhe ata qe kishin vetem “arme te ftohta” – sakica, kmesa dhe ndonje thike.
Ne kte karakoll kufitar ndodheshin 33 ushtare, te cilet menjeher u dorzuan. Me kte raste u vrane dy ushtar turq.
Kronisti i njohur i ketyre ngjarjeve, Risto Siliqi, i cili luftoi edhe me pushke ne dore, nder te tjera, thekson si vijon: “Nikolle Mirash Luca erdhi fshehtas ne Shkoder nga Mali i Zi, ku ndodhej ne emigracion dhe u takua me prijesit e atjeshem shqiptare te besimit myslimane: Alush Lohen, Sahit Juken, Rem Mehmetin dhe se bashku shkuan ne Cetine ku priten diten e caktuar te fillimit te kryengritjes. Atje, pervec udheheqjes se shqiptareve te Kosoves (me siguri Isa Boletini me Sulejman Batushen dhe me kreret e atjeshem qe ndodheshin ne Malin e Zi. ishin edhe Muharrem Beg Bushati, bajraktar nga Reci, Zenel Shabani, vojvode nga Kastrati, Haxhi Meta, vojvode nga Kopliku, Istref Aliu, Beqe Tahiri, bajraktari i Buze – Ujit, Ramadan Aga dhe Haxhi Muji nga Tuzi.
Mirpo, tete dite para afatit te caktuar per marrveshje perfundimtare (per dhenien e beses), pohon Siliqi, Dede Gjo’ Luli nga Hoti me Sokol Bacin nga Gruda derguan disa te rinj qe te fillojne luften…
Siliqi me tej thekson: “Posa agoi dita e 14 (ndoshta 11) marsit, luften e filluan Kole Marash Vata, Zef Lani dhe Gjon Plluci me 12 djelmosha.
Do te thote, sulmuan karakollin ne Rapshe te Hotit. Fillimisht vrane dy roje dhe u versulen brenda si luane, por juzbashi eprori i karakollit, duke kursyer jeten e vet, u dorzua menjeher pa lufte bashke me 30
ushtare, te cilet menjehere u carmatosen.
Kuvendi i krereve ishte parashikuar te mbahej me 4 prill 1911 ne Cetine, kur duhej te caktohej afati perfundimtar per fillimin e Kryengritjes, por jo vetem ne menyre te pjesshme ne Malsi, por ne tere Vilajetin e Shkodres e me gjere. Sipas thenies se N. Ivanaj, nga ana e Komitetit Shqiptar te Podgorices ishte planifikuar qe Kryengritja te filloje nga fundi i prillit te vitit 1911 ne te dy vilajetet ate te Shkodres dhe Kosoves.
Fillimi i parakohshem i Kryengritjes i
shtoi dyshimet se gjoja pas ketij akti qendron diplomacia evropiane dhe se fillimin e Kryengritjes e kishte shpejtuar Mali i Zi, duke u trembur nga nje kryengritje gjitheshqiptare, qe do te binte ndesh me planet e saj territoriale etj.
Ka gjasa se Krajl Nikolla, ne fillim te marsit te vitit 1911, sipas thenieve te disa historianeve, i kishte propozuar udheheqjes se kryengritjes qe pas perfundimit te suksesshem te Kryengritjes, ne Malsi te ngrihet flamuri malazez, e jo, sic pohojne gabimisht disa autore, te luftojne me flamurin malazez, sepse kjo do ishte jashte cdo logjike nga arsyet e lartpermendura. Emigracioni shqiptar ne Malin e Zi u trondit, nga ky propozim, sepse, sic u theksua, ai
luftoi per zgjidhjen e identitetit te vet dhe ceshtjeve jetike te popullit te vet. Kete e vertetojne fjalet e Dede Gjo’ Lulit, thene Krajl Nikolles “Ne erdhem te ju sikur te kojshia, duke menduar se po luftojme kunder armikut te perbashket. Por, nese nuk eshte keshtu, atehere nuk do luftojme me qe Mali i Zi t’i marre tokat tona! Ne luften e filluam pa ju dhe pa ju do ta perfundojme!
Nga: Gjergj Nikprelaj