Libri “Kryekryengritja e Malesisë së Madhe kundër perandorisë turkeosmane -1911“ e autorit Ndue Bacaj nuk perbën befasi per asnjë malesor e shqiptar , pasi ai të pakten që prej vitit 1991 e ketej është autor i qindra shkrimeve publicistike , studimore , historike , portreteve , dokumentarëve , analizave , opinioneve e tjer. Ai është edhe pjesmarres me kumtesat e tij të vlersuara në disa simpoziume. Në shkrimet e studimet e z. Bacaj një vend të rendesishem zënë ato me karakter historik të Malesisë Madhe e më gjërë , ku vetem per kryengritjen antiosmane të Malesisë Madhe , ai ka shkruar e mbajtur dhjetra referate e kumtesa para auditorëve të ndryshem , duke perfshirë edhe ato para publikut në pervjetoret e perkujtimit të kesaj epopeje lavdiplotë të Malësorëve e Shqiptarëve , në të dy anët e kufirit politik (Shqiperi- Mali i Zi). Libri që i kushtohet kryengritjes antiotomane të vitit 1911 të Malesisë Madhe , është frut i një pune disa-vjeçare i autorit i cili është perpjekur të rendisë e memorizojë jo vetem “volum” ,por mbi të gjitha cilesi dhe risi nga historia lavdiplotë e kesaj lufte 133 ditore poltë afshë lirie , flamuri e atdhetarie . Autori është perpjekur t’a “ndertoj” ketë libër edhe si një histori narrative ,kronologjike dhe enciklopedike , të bazuar saktesisht në burime e referenca të shkruara e gojore të asaje kohe e deri sot.. Në ketë liber gjinden të shenuara dhjetra beteja dhe hollesi të kryengritjes , gjinden qindra emra të trimave atdhetar , me në krye kryetrimin e atdhetarisë Dëdë Gjon Lulin, gjinden emrat e shumë pjesmarresve , e per rrjellojë të shtepiave , fiseve , katundeve , fshatrave ,të maleve apo flamureve të Malesisë Madhe e më gjërë. Por risia më e madhe e librit qendron tek renditja e qindra emrave të deshmorëve të kryengritjes dhe të plagosurve të saj (sipas maleve) , duke e bërë keshtu librin “dokumentin” më të plotë të shkruar (të deri tanishem) të emrave të atyre që dhanë jeten dhe derdhen gjakun , per lirinë e trojeve tona dhe flamurin kombetar shqiptar të Gjergj Kastriotit –Skenderbe. Në libër zënë vend edhe emrat e korifejëve të shqiptarisë që ndihmuan kryengritjen dhe ishin protagonist të shpalljes së pavaresisë së Shqiperisë me 28 nentor 1912 ; Ismail Qemali , Luigj Gurakuqi , Isa Boletini e tjer, pavaresi që mori udhë nga kryengritja antiosmane e Malesisë Madhe të vitit1911. Autori i librit z. Bacaj është kujdesur që libri të “percjedhë” edhe mjaftë nga informacionet , njoftimet dhe vlersimet e ambasadorëve dhe perfaqesuesve të shteteve të ndryshme per kryengritjen , si dhe jehonen mediatike të kohës në Europën “plakë” e deri në Ameriken e larget. Një vend të rendesishem në ketë libër perveç luftes me pushkë zë edhe lufta me pendë e malësorëve , ku perfshihen disa akte diplomatike me në krye Kuvendin e Greçes , që “prodhojë” Memorandumin me të njejtin emer , memorandum që u bë pararendës i programit politik të shpalljes së pavaresisë së Shqiperisë nga Vlora. Në liber janë memorizua edhe “momente” të perpjekjeve të pushtuesit turko-osman dhe veglave të tyre per ta “deformuar” kryengritjen nga një luftë lirie e flamuri të të gjithë malësorve shqiptar në një luftë gjoja fetare , ku pushtuesi me ketë kerkonte të perçante shqiptaret sipas besimeve dhe ti fuste në një luftë civile , gjë që pushtuesi nuk e arriti falë urtesisë dhe atdhetarizmit të shqiptareve , vellezer të një gjaku , gjuhe e historie të cilet luftuan e qendruan sëbashku si gjithnjë , per lirinë e të drejtat e tyre kunder pushtuesit shumëshekullor , duke shkruar keshtu bashkerisht (të krishter e musliman) faqe të reja heroizmi e lavdie gjatë kryengritjes antiosmane… Libri permban edhe mjaft hollsi të tjera të kryengritjes antiosmane , një pjesë e të cilave botohen per herë të parë. Unë si gazetar dhe bashkepuntor i hershem i autorit të ketij libri , ruaj një bashkepunim të gjatë e sukseshem me z. Ndue Bacaj jo vetem në fushen e gazetarisë dhe dokumetarëve ,por edhe në publikimin e dhjetra punëve studimore të tij në medie të ndryshme , duke perfshirë edhe gazeten “MALESIA” që tashma botohet në New York (SHBA). Duke pasur kenaqesinë e të parit lexues të ketij libri , mund të them me plotë gojë se libri është një veper historike-enciklopedike që i vlenë çdo malësori e shqiptari që deshiron të kujtoj e trashigoj ketë histori heroike , historike , krenare e atdhetare të të parëve të tij…
Vasel Gilaj- Gazetar ,botues i gazetes “Malësia”
New York (SHBA)
Alfred Mirashi Milot, shqiptari i magjisë krijuese vjen triumfues në Napoli me “Key of Unity” në “Artis Suavitas 2022”
Albert Vataj Artisti shqiptar, Alfred Mirashi Milot, vjen triumfues këtë fundqershor në Napoli me “Key of Unity”, çelësin e përdredhuar…