“Sanksionet ishin për ne apo për Rusinë?!”

Share on

Sot në ditën e pestë të protestës popullore, ajo që konstatohet, më shumë se ngulmi për të mbajtur larg politikën është edhe beteja e memeve, e pankartave, më shumë se e thirrjeve, Rama ik!Në këtë foto, të protestës zhvilluar në Tiranë, në mesin e shumë parullave, të shkruara në kushte shtëpie, jo nga disenjatorë, siç ndodhë në tubimet politike, vëmë re pankartë në të cilën është shkruar: “Sanksionet ishin për ne apo për Rusinë”. Protestat në Shqipëri janë cilësuar të vetmet në Evropë në këto kohë rreziku të përshkallëzimit të luftës në Ukrainë, dhe kjo ka shtyrë Ramën ta cilësojë si turp, sepse në Ukrainë ka luftë. Rritja e shfrenuar çmimeve në Shqipëri, që eksplodoi reagimin apolitik të shqiptarëve, nuk erdhi si impakt i ndryshimit të çmimeve në bursë, por si vazhdimësi e spekulimit që matrapazët bëjnë me tregun. Edhe pse protestat Rama nxitoi ti bënte me turp, ai është aq i paturpshëm në mbrojtjen që u bën hajdutëve, të korruptuarve, manipulatorëve, aq sa nuk ka përgjegjësi politike as morale, as turp që e lan. Nuk mund që të nesërmen e ndërmarrjes së sanksioneve ndaj Rusisë si një mekanizëm frenimi të luftës, të impaktoheshim më shpejt tregjet dhe çmimet në Shqipëri, se sa në Rusi. Masat e rrepa ndaj Rusisë, natyrisht që do të karakterizoheshin me trazim në tregjet e Evropës, të gazit dhe naftës, grurit dhe hekurit gjithashtu, dhe kjo edhe të implementohet kërkon më shumë kohë dhe procedura më të shtrira në kohëzbatim, se sa reflektimi që pati në tregun e produkteve të shportës, përfshi edhe karburantit dhe impaktimi nga kjo. Sistemi spekulativ, se si funksionon tregtia dhe se si dominohet ajo nga grosistë të lidhur me shtetin, natyrshëm që embargo reflektoi më parë në Shqipëri se sa në Rusi. Pse?! Sepse spekulantët që mbrohen nga shteti, guxojnë jo vetëm në kohë luftë, por edhe në kohë paqeje të lozin me çmimet, të tallen me njerëzit e thjeshtë, me ata që për shkak të ardhurave të kufizuara dhe problemeve gjithnjë në rritje të ndihen të kërcënuar, nga çdo rritje e kostos së jetesës. Dhe ajo që ndodhi me tregun e produkteve të shportës, me karburantet, me shtrenjtimin e kostos së jetesës, dhe që reflekton me një reagim popullor, nuk është turp. Sa për dijeni, embargoja është ndaj Rusisë dhe jo ndaj Shqipërisë, pavarësisht aktualitetit dhe dinamikës në të cilën kanë hyrë zhvillimet globale, të cilat natyrisht që nuk mund ta imunizojnë vendin tonë nga impaktimi i frenimit i mallrave ruse në tregje. Zani i Malsisë