Mbrëmjen e sotme ka ardhur edhe goli i parë shqiptar për Euro 2016-ën, ka qenë pikërisht shqiptari nga Gostivari, Shkodran Mustafi, ai që me një goditje me kokë në të 19’ ka shënuar golin e për kombëtaren gjermane.
Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 1-0 me golin e vetëm të Shkodran Mustafit, ndërsa në kohën shtesë të pjesë së dytë Schweinsteiger dyfishoi rezultatin duke mbyllur edhe ndeshjen me rezultatin 2-0.
Nga një hero për Gjermaninë, Mustafi për pak sa nuk shënoi në portën e tij në minutën e 86’, kur nuk u koordinua mirë me portierin Nojer i cili kishte dalë jashtë zone për të larguar topin, por Mustafi i cili nuk e kishte parë goditi topin me kokë për t’ia dërguar këtij të fundit.
Fatmirësisht topi nuk ka pasur drejtimin e portës duke dalë në jashtë.
Kjo ndeshje ka shënuar edhe incidente mes dy tifozerive, mediat raportojnë se ka pasur përplasje të dhunshme në qytetin e Lilë me disa të lënduar lehtë.
Përfaqësuesja e Gjermanisë ka dalë me 3 pikë në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të ‘Euro 2016’ duke mposhtur Ukrainën me rezultat 2-0 në ndeshjen e zhvilluar në Lille.
Ritmi i ndeshjes ra disi pas një pjese të parë plot aksione nga të dyja skuadrat. Në kohën shtesë Bastian Schweinsteiger i sapo futur në fushë dyfishoi rezultatin 1-0 të vendosur nga Shkodran Mustafi në pjesën e parë falë një goditjeje me kokë.
Golin Schweinsteiger e shënoi në minutën e 92’, ndërsa Mustafi kaloi në epërsi pancerat gjermanë në minutën e 19’.
Tani Gjermania është në krye të Grupi C duke e lënë në vend të dytë Poloninë falë golavarazhit.
Formacionet
Gjermania: Neuer; Howedes, Boateng, Mustafi, Hector; Kroos, Khedira; Müller, Ozil, Draxler; Gotze.
Ukraina: Pyatov; Fedetskiy, Khacheridi, Rakitskiy, Shevchuk; Yarmolenko, Sydorchuk, Stepanenko, Konoplyanka; Kovalenko; Zozulya.
Të parët për lajmin e fundit.