Qeveria ka vendosur që të sigurojë jetën e ushtarakëve të Forcave të Armatosura që dërgohen në misione ushtarake dhe për stërvitje jashtë vendit për vitin 2017.
“Ministria e Mbrojtjes, në bashkëpunim me bashkimin e operatorëve ekonomikë “SIGAL LIFE UNIQA GROUP AUSTRIA”, sh.a., “SICRED”, sh.a. dhe “INSIG JETË”, sh.a., të bëjë sigurimin e jetës së ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, që dërgohen në misione ushtarake dhe stërvitje jashtë vendit, për vitin 2017”, thuhet në pikën 1 të vendimit.
Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi të përballohen nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes, miratuar për vitin 2017, ndërsa vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.