Kontrabanda me njerëz është në bum, në Afrikë me këtë është zhvilluar si të thuash një degë ekonomike, sipas organiaztës së OKB-së për refugjatët, UNHCR.
Por si i gjejnë ato kontr abandistët dhe si arrijnë të derdhin paratë në llogaritë e tyre? Disa kontrabandistë bëjnë reklamë në internet për shërbimet e tyre. Ka lidhje në rrjetet sociale, p.sh, në faqe të caktuara në facebook. Atje gjenden numrat e telefonëve të kontrabandistëve dhe ata i shpjegojnë të interesuarve me saktësi se sa kushton udhëtimi, thotë Maia Marie-Cécile Darmé nga UNHCR. Më tej ajo shpjegon, se ndërkohë ka një lloj sistemi siugrimi. Të afërmit i dërgojnë paratë tek kontrabandistët, kur personi, për të cilin ata paguajnë, ka mbërritur i sigurtë në Europë. Tronditëse është se sa profesionalisht i ofrojnë dhe i zbatojnë kontrabandistët shërbimet e tyre kriminale. Ka oferta për udhëtim të lirë dhe për luks. Ka madje edhe oferta „all inclusive” – pra një paketë e plotë udhëtimi, thotë Maia Darmé.
Rrjeti i kontrabandistëve kujdeset, që refugjatët të arrijnë në brigjet e Libisë. Pastaj të tjerë kontrabandistë i marrin përsipër refugjatët për t’i kaluar ata në Euroopë me anije. Këto udhëtime i shfrytëzjnë njerëzit, që arratisen nga Afrika lindore. Bëhet fjalë për pagesa nga 5.000 deri në 10.000 Dollarë amerikan, shpjegon punonjësja e UNHRC-së.
Njerëzit udhëtojnë me javë të tëra e ndonjëherë edhe me muaj. Shumë syresh duhet të gjejnë punë gjatë udhëtimit pët të paguar etpapën e dytë të tij. Për ta ky është një udhëtim i kushtueshëm dhe me rrezik për jetën, që rrallë përfundon vërtetë në “parasën Europë”, në shumicën e rasteve njerëzit përfundojnënë strehimoret e tejmbushura në Itali.