Tome Dede Sina, Trimi para vdekjes.!

Share on


U lind me 1898 ne nje familje te thjeshte, por bujare e te ndershme. Ne fshatin Lohe qe njihet nga malsoret per emertesen “Falme Agzoti”, apo “Fuci baroti”, qe do te thote se ai nuk pranonte te huejin mbi krye. Lohjanet kane luftuar kundra turqve, malazezeve, italianve, gjermanve, e ne funde edhe kunder komunizmit.
Shkolle nuk kreu, por ishte i vetshkolluar. Duke mesuar vete shkrim e kendim. Me 1920 mori pjese ne Luften e Koplikut sebashku me shume bashkfshatar. Disa rrethana te jetes se tij bane, qe ai disa vite t’i kalonte ne emigracion (Jugosllavi). Me 1939 Toma u kthye ne vendlindje. Tue njofte aftesite e tia, disa bashkpuntore te fashizmit, i ofruan detyra, grada, rroga te majme, por nuk pranoi. Ishte nacionaliste e nuk mund te bante ndryshe. Me 1942 u njoh me Riza Danin, Dom Luigj Picin, Cuf Lohen etj. Mori pushken e doli ne mal, tue u bashkue me Frontin Nacionalclirimtar. Luftoi deri me 1944 me qellimin e mire qe t’i sherbente atdheut e ta shihte ate te lire e te qeverisun prej shqiptaresh e jo te huejve. Ne vitin 1944. Tome Dede Sina zgjidhet kryetar i keshillit antifashist ne fshat, gjithashtu edhe antar i Keshillit te Rrethit te Malsise se Madhe. Shtator 1946. Ne te gjithe Shqiperine zhvillohet operacioni per grumbullimin e armeve. Ne Malsine e Madhe ky operacion drejtohej nga Pal Melyshi me disa shoke te tij, qe kane lane emnin ma te keq. Qeverise i interresonte qe te carmatoste te paknaqurit. Nga ana tjeter me kte rast do bahej eleminimi i personave te dyshimte. Ishin piketue per t’u asgjesue: prifti i Recit, Dom Luigj Pici, Bajraktari i Kastratit Gjoke Doda, Idriz Kadrija i Nikcit dhe Tome Dede Sina i Lohes. Kater dite e kater nete te gjithe meshkujt e Lohes, 16 vjec e siper i grumbulluan ne xhamine e fshatit per te ba dorzimin e armve. Per kater dite e kater nete ata nuk luejten nga vendi (ushqimi u sillej nga grate).
Tome Dede Sina, si kryetar keshilli, organizoi ballafaqimin pushtet – popull, tue ba thirrje qe te mos mbetej arme e municion pa u dorzue. Armet dorzoheshin, por pas kesaj, njerzit e mbledhun nuk kishin leje me u kthye ne shtepi. Pal Melyshi, ne vijim te detyres qe kishte marre, i thote Tomes:

  • Sic shikoni, operacioni u krye me sukses dhe besoj se nuk ka mbete asnji fishek pa u dorzue, por rregulli e don qe ti, si kryetar i keshillit te Lohes, te bash nji deklarate ku te thuhet se ne Lohe nuk ka mbete asnji arme e asnji fishek.
    Toma, krejt i sigurte se gjithcka kerkohej qe dorezue, shkroi deklaraten, sipas fjaleve qe i lexonte P. Melyshi. Ky i fundit mori deklaraten e tue nenqeshe, si te donte te thote: “Te futa ne rrjete” e mandej tue pa nga grumbulli i malsoreve te lodhun, iu drejtue atyne me fjalet: “A ka mbete kush pa dorzue armen?”. Veshtrimi i tij qe ngule tek nje fshatar analfabet, e sikur donte t’i thonte: “Hajt, pra, luej vendit”. Ky i fundit doli nga turma, shkoi ne shtepi, dhe mbas disa minutash solli nje pushke te tipit “Manliher”, qe deri ne ate dite nuk qe pa ne Lohe, dhe e hodhi tek kembet e Palit.
    Te gjithe e kuptuen se kjo qe nje loje e Sigurimit (arma ne fjale i qe dhane fshatarit nga vete Pali me shoket e tij).
    Po kjo? – iu drejtue Tomes
  • Ate e dini ju, – i pergjigj Toma, qe e kuptoi kurthin.
    Kater police qe rrinin te gatshem, e arrestojne menjehere Tomen. Ky qe edhe gjygji. Aty edhe u zbatue denimi i marre me pare. Ishte koha kur nje grupim agjentesh te Sigurimit kishin de jure e de facto cartabianca, te leshueme nga nalt. Mjaftonte qe te vihej “rregulli”.
    Para pushkatimit Tome Dede Sina mundi t’u transmetoje bashkfshatareve: “U pashim ne boten tjeter!”. “Poshte spiunet e tradhtaret!”, “Rrofte Shqipnia e lire”.
    Nga: Caf Jonuzi