Tonin Marinaj, malësorët antikomunistë që votojnë si socialistë

Share on

Që nga dita e zgjedhjeve lokale të 21 qershorit (2015) Malësia e Madhe me një siperfaqe rreth 1000 km2 (ose sa 1/28 e siperfaqes së rep. Shqqiperisë) dhe me një popullsi prej 55 mijë banoresh është një nga 61 njesitë administrative të Shqiperisë politike. Bashkimi i 5 komunave dhe një bashkie në një njesi të vetme , siç dihet është bërë nën emertimin Bashkia e Malësisë së Madhe ,me qender qytetin e Koplikut. Kjo Bashki ka një të veçant “domethenëse”, se ndonse ka një emër të madh të një treve historike me troje e popullsi autoktone prej mijera vitesh , gjysmen e saj e ka të “falur” nga Europa plakë (por kurr nga malesoret shqiptar) te shteti i vonë i shkjeve të Malit Zi…”Gjithsesi” Bashkia e Malesisë së Madhe pas zgjedhjeve lokale të 21 qershorit (2015) ka kryetarin e saj të pare e të ri zotin Tonin Marinaj ,perfaqesues i PS dhe koalicionit të majtë me sloganin “Drejtim i duhur”. Ta themi hapur se fitorja e z. Tonin Marinaj erdhi më shumë si rezultat i besimit të madh që malësoret kishin te vetë Tonini , origjina e tij dhe trashigimia nga babai – Zef Marina i cili ndër vite ishte njohur si një malesor i mirë , i mençur dhe babaxhan i vertet në ditët e veshtira të kohes të regjimit komunist , ndersa po të ishte per besimin që kanë malësoret te Partia Socialiste dhe alternativat e saj ,rezultati do të ishte ndryshe. Një fitore e till zotin Marinaj e ngarkon me pergjigjësi që i kalonë ato ligjore e shtetrore …
Një curriculum i vogël per kryetarin e Malesisë së Madhe !
Tonin Zef Marina ka lindur në Katund të Kastratit në vitin 1966 në “djepin” e shumices të para-ardhesve të banoreve të sotem të Kastratit ,në fisin e njohur “MARINAJ”,fis nga i cila kanë dalur shumë burra trima e të urtë që ndër mote e shekuj u dualen zot trojeve shqiptare në Malesi të Madhe e më gjërë.Nga ky fis është shkrimtari dhe profesori i njohur në Shtetet e Bashkuara të Amerikes Gjekë Marinaj ,i cili në vitin 1990 shkroi poezinë “hymn” të titulluar “KUAJT”, poezi e cila portretizoi “saktesisht” regjimin antinjerzor komunist, ku pas publikimit të kesaj poezie ai u detyrua të largohet nga Shqiperia. Gjithashtu z. Tonin Marina është nipi i Lush Gjelosh Vukelaj-t , i denuar me burg politikë per disa vite nga regjimi komunist. Tonini është djali i vetem i bashkeshorteve Luxhe e Zef Marinaj. Babai i Toninit – Zefi ka punuar per shumë vite (magazinier) në rrjetin e tregtisë në Koplik e më gjërë ku me gjithë veshtirsitë e kohes ai është njohur vetem si burrë i mirë , i mençur dhe babaxhan . Z. Tonin Marinaj pasi ka perfunduar shkollen e mesme në Koplik , per disa kohë para pluralizmit e demokracisë ka punuar si administrator në ish kampin e puntoreve në Razem ,nga ku trashigon vetem fjalë të mira. Në vitet e demokracisë z. Tonin Marinaj ka qenë per shumë vite antar dhe kryetar i Deges së Partisë Demokristiane të Malesisë së Madhe. Z. Tonin gjatë ketyre viteve ka perfunduar arsimin e lartë (Universitetei i Shkodres “Luigj Gurakuqi”) dhe është i njohur edhe si një biznesmen e afarist i sukseshem ,kryesisht në fushen e ndertimeve,që nga Malesia ,Shkodra ,Tirana e tjer. Z. Tonin Marinaj në kohen kur PDK-ja ka qenë në koalicion qeverises me Partinë Demokratike , per rreth dy vite ka qenë Drejtor i burimeve njerzore në qendren spitalore “Nënë Tereza” Tiranë. Per hirë të vertetes duhet thënë se ky malsor nga ajo kohë ka të “arshivuar” vetem punë e fjalë të mira. Prej disa disa vitesh zoti Tonin është larguar nga PDK-ja ,dhe është afruar pranë Partisë Socialiste (apo më sakt i është afruar PS-ja atij se ka paur nevojë per një djal të till) , ku pas kësaj PS-ja dhe koalicioni i majtë i besuan ta kandidojnë per kryetar të Bashkisë Malesi e Madhe ,per zgjedhjet e 21 qershorit (2015). Z. Marinaj e kishte pranuar ketë kandidimin ,per ti sherbyer Malesisë së Madhe ,me eksperiencen e tij si bisznesmen e afarist i sukseshem. Ai gjatë fushates elektorale vazhdimisht thoshte se kishte besim se do të fitonte ,pasi atë e mbeshtesin jo vetem socialistet dhe forcat e tjera politike që perbejnë koalicionin e majtë ,por edhe shumë malesor të tjer që e njohnin dhe e respektonin ,pavaresisht bindjeve politike. Dhe siç tregoi edhe rezultati i zgjedhjeve besimi i tij u bë realitet ,ku zoti Tonin Marinaj tashma është kryetari i bashkisë së Malësisë Madhe ,jo vetem nga emri e historia por edhe nga hallet e mëdha të trashiguara , ku ketij kryetari besim-plot i duhet tju zgjidhë e lehtësoj hallet e problemet Malesisë dhe Malsoreve ,të cilet shpresojnë dhe besojnë…