Ne vijim te lajmeve me permbajtje politike, akuza dhe kunderakuza, histeri zgjedhore dhe baterdi retorikash, Tirana eshte tronditur nga lajmet e “dritave te kuqe”. Policia e Shtetit ka bere te mundur zbulimin e nje shtepie, e cila funksiononte per seks online. Gjithashtu disa persona kane perfunduar ne pranga, dites e sotme.
Duket se L.B, e reja që kishte improvizuar banesen e saj si baze prostitucioni, e kishte marre aq seriozisht kete pune, sa ishte kujdesur per çdo detaj, qe nga punesimi i vajzave qe do te kryenin “punen” deri te mjetet qe do te perdornin ato per te joshur klientet qe kerkonin seks kundrejt pageses.
Sic e shihni edhe ne keto foto te publikuara nga “BalkanWeb”, banesa brenda së cilës ushtronin aktivitetin me klientë nga e gjithë bota, ndodhej tek Komuna e Parisit dhe ishte kthyer në një mini shtëpi publike, brenda së cilës mbizotëronin prangat, maskat dhe lodrat e tjera të seksit që vajzat i përdornin për të joshur klientët.
Mësohet se për të gjetur vajzat tutorja 34-vjeçare L. B nxirrte njoftim në faqet që ofrojnë punë (në këtë rast ishte gazeta Çelësi) ku kërkonte vajza nga 18-30 vjeç. Në njoftim nuk thuhej puna, por ofrohej një pagë e kënaqshme.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:
– 7 njësi kompjuteri
– 7 ekrane kompjuteri
– 7 kamera për komunikime video online
***
Katër persona, mes tyre një kosovar, dy prej të cilëve femra, janë arrestuar nga Policia e Tiranës në një tietër operacion zhvilluar nga Seksioni Kundër Trafiqeve të paligjshme.
Këta persona shfrytëzonin vajza për prostitucion. Nga veprimet hetimore të kryera nga Specialistët e këtij Seksioni është arritur të identifikohet dhe goditet kjo veprimtari kriminale.
Shtetasja T. TH., prej disa kohesh, me anë të mashtrimit joshte vajza të reja duke u ofruar atyre para dhe sende te tjera me vlerë dhe më pas i shfrytëzonte ato për prostitucion duke i dërguar në hotele të ndryshme në periferitë e Tiranës.
Këtë aktivitet të kundraligjshëm e kryente në bashkëpunim me shtetasin P. J.
Ky i fundit pasi vihej në dijeni nga shtetasja T.TH., bënte transportin e vajzave në drejtim të klientëve të tyre me makinë.
Në pranga ranë shtetasit:
1. P. J., 62 vjeç, banues në Tiranë (Neni 114/2)
2. T. Th, 50 vjeçe, banuese në Tiranë (Neni 114/2)
3. B. D., 52 vjeç, banues në Prishtinë – Kosovë (Neni 113)
4. E. P., 27 vjeçe, banuese në Tiranë (Neni 113)
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:
– 9 aparate telefonik
– 2 automjete
Materialet proceduriale i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale,
“Prostitucioni” dhe “Shfrytezimi i prostitucionit”.