Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e bërë nga Arben Frroku, duke lënë në fuqi vendimin që e dënon me burg përjetë. Vendimi i Gjykatës së Lartë u mor disa ditë më parë por u zbardh vetëm ditën e sotme.
Arben Frroku u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Krimeve të rënda për akuzën e vrasjes së kryekomisar Dritan Lamaj 4 vjet më parë, çka e ndihmoi atë të largohej jashtë vendit pa asnjë gjurmë.
Por me një vendim të mëpasshëm Gjykata e Apelit e Shpalli fajtor Arben Frrokun duke e dënuar me burgim të përjetshëm në mungesë për akuzën e vrasjes së Lamajt.
Frroku u shpall në kërkim ndërkombëtar dhe u arrestua në Holandë për llogari të autoriteteve shqiptare një vit më parë nga ku pritet te ekstradohet ne Shqipëri ku do te vuajë dënimin me burg përjetë.
SHQIP