Zef Miliqi, trimi i Grudes qe dha jeten per kumaren…!

Zef Miliq Gjeli Lulgjuraj, luftetari dhe trimi i malit te Grudes ne Malsine e Madhe, ishe pjesmarres ne kryengritjen anti – turke te vitit 1911, i nderuar ne kulminacion se ne shtepine e malsorit nuk mund te ndolle kurrfare rreziku per t’ ja marre jeten mikut kur e ke ne shtepi: i dha drite te perhershme Maleve te Malsise dhe mbare shqiptarise, tue i tregue dhe shenue ne zemrat e breznive nji nder faqet ma te lavdishme te kesaj historie me cdo dramce te pjeses se jetes dhe karakterin e forte familjar dhe s’ guxon kush me e preke mikun e kumaren as probatinin pa ja marre jeten edhe te zotit te shtepise.Keshtu ka ndodh edhe me Zef Miliqin e Lulgjurajve nga Selishti i Grudes qe dha jeten per kumaren dhe nuk pranoi as per jeten qe e lutshin t’ia falnin, por ra fli i pushkatuem, ne vendin Priften me kumaren Gjelosh Losh Gjokun nga Hoti dhe me vllaznit e tij Lulgjuraj: Luce Prek Tomen, Dode Preken, Gjergj Preken; Kole Gjel Cekun nga Bekajt e Trieshit, kur me ratin e mbledhjes se armeve ne Malsi nga Partia Komuniste me 1948, qe vepronte ne Malin e Zi u morii jeten disa burrave si dhe Zef Miliqit qe s’ kishte lidhje me kte ide, te cilet u bane viktime e nje vepre nga dora jo njerzore.

Zef Miliqi, burri i burrit qe ne menyre tradicionale ruajten kullat e bardha te Selishtit, kunder cdo sunduesi, trima qe nuk luftuen as per grada as per fare parie, por ishin tym e flake qe gjithmone Selishianet dhane shkendije trimnie si ne Selishte ashtu ne pjeset e tjera te Grudes. Per Zef Miliqin ma e amel ishte vdekja se me e leshue kumaren t’ ia pushkatojne e ta marrin nga shtepia e tij. Ligji i ketyre maleve nuk e lejon as s’e duron. Ashtu veproi burri i Selishtit me vdeke per kumaren, se bashku, por jo Zefi me jetue pa ta gjalle. Kjo i dha vule force edhe ma te madhe malit te Grudes e shembull shqiptarit se turpi as korja per te gjalle nuk durohet ndersa vdekja e Zef Miliqit me kumaren e vllazen te vet asht edhe nji veper e madhnueshme e historise se beses shqiptare.Nga: Lulash Nika Palushaj, shkrimtar dekoruar me titullin e larte “Kalores i urdherit te Skenderbeut”.